EKONOMI

Skandal/ Certifikohet nga Ministria e Ekonomisë, mishi i importit kancerogjen e me hormone

08:35 - 23.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shqipëria është një importuese e mishit të kuq në sasi jo të pakta edhe nga Brazili, autoritetet shqiptare duket se nuk kanë asnjë reagim lidhur me këtë çështje. Në vendin tonë, importi i mishit dhe nënprodukteve të tij është rreth 40- 45 mijë tonë në vit, ku përfshihet mishi i derrit, i pulës dhe i viçit.

Mishi i cili përdoret në industrinë ushqimore është i importuar në afërsisht 90 për qind të sasisë, nga të cilat, 50 për qind është mish pule. Importi i mishit të derrit është rreth 80 për qind e sasisë vjetore, por ai bëhet në formën e kafshëve të gjalla.

E ndërsa çdo ditë në doganat tokësore e detare shqiptare, futen tonelata mish për konsum popullor dhe prodhime produktesh e nënproduktesh mishi. Ky mish vjen nga importi në masën 85% dhe u serviret shqiptarëve për konsum si mish vendi. Akoma më skandal është fakti, që mishi i cili vjen nga importi ka certifikimin e Ministrisë se Ekonomisë, institucionet kontrolluese të së cilës lejojnë importin e mishit kancerogjen e me hormone, duke e legalizuar atë si mish me cilësi të lartë. Dhe akoma më skandal është fakti, që ky mish importi vishet me matrikullin mashtrues “Mish vendi, cilësi e parë”. Konsumatorët shqiptarë, sipas vulës e firmës së institucioneve shtetërore të mbrojtjes së konsumatorit mendojnë se mishi është i tillë dhe jo vetëm që e konsumojnë, por e blejnë edhe me çmim si mish vendi. Nëse 1 kilogram mish importi hipopotami, apo bualli i cilësisë së tretë e të katërt blihet me 1 dollarë në tregun e huaj, në Shqipëri futet me 3 dollarë dhe në treg shitet me 8 dollarë, si mish vici, qingji, keci, apo lope vendi. Një investigim i bërë nga Qiriu.net, konfirmon se mishi në tregun shqiptar, jo vetëm që nuk është produkt shqiptar, por mbi 80% është mish importi dhe madje, nuk është as i sigurt dhe “bio” e organik, siç propagandon ministria e ekonomisë dhe siç e “ha” konsumatori” shqiptar. Që prej vitit 2007, ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Shqiptar, ka dhënë leje që në Shqipëri të futet mish importi i çdo lloji, madje kjo ministri ka certifikuar tregun vendas e të huaj, që të zhvillojë importin e mishit të prodhuar prej bagëtive të majme, por edhe bagëti të gjalla, të cilat janë lëndë e parë mishi të ushqyera me hormone, të shtuara në peshë dhe të majmura nëpërmjet hormonit kancerogjen “Boldemec LA”. Prej 20 vjetësh me pakicë dhe prej 10 vjetësh me shumicë, shqiptarët po vazhdojnë të konsumojnë mish kancerogjen, që përcjell sëmundje të patrajtueshme në organizimin e njeriut. Afro 70% e produkteve e nënprodukteve të mishit që prodhohen në Shqipëri dhe afro 65% e mishin që tregtohet në tregun shqiptar është mish i prodhuar prej bagëtive e kafshëve të rritura me hormone, ku përbërës kryesor është një “silikon steroid”, që fryn kafshët në peshë e majmëri por edhe që u jep forcë, i quajtur “Boldenone”, i krijuar për përdorim veterinar, për trajtimin e kuajve për rritje artificiale peshe e trupi. Me këtë hormon, prodhohet mishi që hyn në Shqipëri nga importi (Brazili) dhe që shqiptarët e blejnë në treg dhe e konsumojnë në shtëpi, në “Fast-Food”, në kopshte, çerdhe, spitale, në restorante e kudo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.