BOTA

Sulmi terrorist në Londër, Meta letër ngushëllimi homologut Britanik

11:57 - 23.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kreu i Kuvendit Ilir Meta i dërgon një letër ngushëllimi Kryetarit të Parlamentit Britanik  John Bercow pas sulmit të tmerrshëm terrorist dje në Londër ku mbetën 5 viktima dhe mbi 40 të plagosur.

Meta ka shprehur sot ngushëllimet dhe solidaritetin e plotë të Kuvendit të Shqipërisë me popullin britanik, përmes kësaj letre.

“Rt. Hon John BERCOW  MP,

Kryetar i Dhomës së Ulët

London

UNITED KINGDOM

I nderuar Koleg,

Jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar nga sulmi i djeshëm terrorist në Westminster.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë më lejoni t’ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të plagosurve nga ky sulm barbar.

Dënojmë këto akte të tmerrshme dhune dhe ofrojmë mbështetjen dhe solidaritetin  tonë të plotë me popullin britanik si dhe me Dhomën tuaj të demokracisë në këto momente të vështira.

Ju siguroj se të gjithë shqiptarët qëndrojnë përkrah popullit britanik, kundër terrorit dhe ekstremizmit, dhe në mbrojtje vigjilente të vlerave tona të përbashkëta demokratike.

Ilir Meta

Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.