AKTUALITET

Flamur Noka: Kjo është pajisja përgjuese, që iu kap izraelitit në Rinas! (Foto)

19:41 - 24.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka publikuar një foto në Facebook, ku tregohet pajisja e izraelitit që u kap sot në Rinas. Deputeti i PD-së thotë se kjo foto tregon pajisjen e bllokuar sot, një tjetër IMSI CATCHER. Sipas Flamur Nokës, izraeliti ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga Shqipëria. Ai u ndalua sot për herë të parë nga punonjësit e sigurisë së aeroportit dhe pasi i është dorëzuar policisë, ka qëndruar në zyrën e Ardian Çipës. “Sapo iku Saje Qorri u nguten ta largojne nga Shqiperia” shkruan Flamur Noka.

STATUSI NË FACEBOOK I FLAMUR NOKËS

Skandal.Sot siguria kombetare ne kete vend eshte term inekzistent.Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER sot mori permasa te frikshme . Kapet ne Rinas nje shtetas i huaj ne tentative per te nxjerr jashte vendit nje pajisje pergjimi IMSI CATCHER .Policia e mban te fshehur qe nga dita e djeshme pasdite dhe pajisjen e kan derguar ne kundershtim te cdo procedure ne zyren e Cipes .Nuk dihet se sa kohe ka operuar kjo pajisje por nje gje eshte e sigurt qe ka hyj e ka dal disa her dhe qe sapo iku Saje Qorri u nguten ta largojne nga Shqiperia. Gjithashtu i bej thirrje prokurorise te nderhyje urgjentisht ne sekuestrimin e pajisjes sa nuk eshte vone e te zbardh perdorimin e saj dhe krimin e dyshuar te pergjimeve te bera.

Kjo eshte pajisja:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.