EKONOMI

INSTAT, Shqipëria me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, për shkurtin

09:24 - 24.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




INSTAT publikoi Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin shkurt, i cili ndryshe nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) mat ndryshimin e çmimeve për familjet shqiptare dhe të huajve në tregjet e pakicës. Ky indeks rezultoi 3.7 për Shqipërinë, niveli më i lartë në Europë sipas INSTAT.

Edhe në muajin shkurt, Shqipëria rezultoi me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë me 3.7%, teksa mesatarja europiane ishte 1.9%.  Ritmet më të larta të rritjes i pati Shqipëria, Estonia, Belgjika, Letonia dhe Lituania. Ndërsa ritmet më të ulëta të rritjes së çmimeve i patën Islanda, Irlanda, Rumania dhe Zvicra.

INSTAT shpjegon se Indeksi i Çmimeve të Konsumit mbulohen vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë territorit të vendit.

Ndërsa Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit mbulon të gjitha shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, përfshirë familjet private dhe institucionale, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.