SPORT

Italia pret Shqipërinë me formacion sulmues

18:57 - 24.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Për Italinë, ndeshja me kombëtaren shqiptare merr një vlerë shumë të madhe. “Axurrët” janë në një duel në distancë me Spanjën për kualifikimin direkt në Botërorin 2018 dhe një fitore me kuqezinjtë do t’i ndihmonte ndjeshëm.

Për këtë arsye, trajneri Ventura po mendon të hedhë në fushën e lojës një skuadër shumë sulmuese, duke aplikar skemën 4-2-4. Kështu, në portë do të jetë Buffon, për të cilin kjo me skuadrën tonë përfaqësuese do të jetë ndeshja e tij e 1000 në karrierë.

Në mbrojtje, Bonucci do të jetë në qendër së bashku me Barzagli, ndërkohë që në krahë do të luajnë Zappacosta dhe De Sciglio. Në mesfushë, De Rossi dhe Verratti nuk kanë rivalë, ndërsa në repartin e sulmit Candreva dhe Insinje do të jenë në krahë, në mbështetje të Belotti dhe Immobile.

/ Top Channel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.