SPORT

Meta kampionëve të atletikës: Jemi krenarë do t`iu mbështesim”

09:42 - 24.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti në një takim kampionët e atletikës, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, si edhe ish-atleten e mirënjohur Klodiana Shala.




Gjatë këtij takimi z. Meta i përgëzoi sportistët për krenarinë dhe  ngritjen në podiume te flamurit shqiptare por sigurisht dhe për arritjet e tyre vetjake në sport.

Meta tha se është shumë e nevojshme që shteti shqiptar të afrojë një mbështetje gjithmonë e më të madhe ndaj atletikës dhe sportit në përgjithësi dhe në veçanti, ndaj sportistëve elitarë.

Kryetari i Kuvendit theksoi se shteti duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj këtyre historive të suksesit, por edhe përgatitjes në vite të këtyre historive të suksesit, që janë modelet e duhur për t’u ndjekur nga rinia dhe shoqëria shqiptare.

“Për të mbërritur aty ku jeni ju nevojiten vite të tërë sakrificash dhe vetëmohimi. Pakkush mund ta bëjë një gjë të tillë, nevojitet edhe talenti juaj, edhe përkushtimi juaj, por dhe mbështetja e fortë e shtetit, morale dhe financiare dhe e gjithë shoqërisë në të gjitha format dhe në të gjitha mënyrat”, tha z. Meta.
Nga ana e tyre, sportistët e falënderuan Kryetarin e Kuvendit, z. Meta për vëmendjen që ai tregon ndaj sportit dhe mbështetjes së sportistëve, duke shtuar se ndihen krenarë që kanë arritur të marrin këto rezultate mjaft të larta në arenën ndërkombëtare.

Në prag të aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare, dy atletët, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, thanë se po nisnin punën përgatitore për të arritur formën e tyre maksimale në prag të garave të radhës ndërkombëtare. Të dy ata shprehën besimin e tyre në arritjen e rezultateve të larta dhe të qëndrueshme.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.