EKONOMI

S’ka më qese plastike falas, Veliaj: Do ulim ndotjen në qytet

12:16 - 24.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bashkia e Tiranës synon të ulë ndotjen në qytet, e për këtë ka bërë të ditur një politikë të re. Kështu, që prej datës 2 prill qeset plastike në supermarketet kryesore në Tiranë do të jenë me pagesë.  Në lidhje me këtë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh:

“Sot është shumë e rëndësishme që të fillojmë me këtë politikë, ku do të bëhen pjesë marketet më të mëdha, për t’i dekurajuar të gjithë për të mos i përdorur qeset plastike dhe unë mendoj që është një nga mënyrat më të mira që ne të kontribuojmë për një qytet më të shëndetshëm sesa ky që kemi sot”, tha Veliaj.

Tani e tutje, një qese plastike do të kushtojë 3 ose 5 lekë, ndërsa nismës iu bashkuan rrjetet e supermarketeve të Tiranës.

Të dhënat tregojnë se në një muaj në Tiranë, gjenerohen 100 ton qese plastike. Veliaj thotë se ky vendim i guximshëm do të japë rezultatin e tij, ashtu siç dhanë politikat për parkimin dhe pastrimin një vit më parë.

“Vjet, falë politikave që morëm për parkimin dhe pastrimin, ulëm ndotjen e ajrit në Tiranë me 15%. Pra, do të thotë që ne e paskemi vetë në dorë. Nëse e kemi në dorë për ta bërë pis qytetin, po ashtu e kemi në dorë edhe për ta mbajtur pastër. Meqë e kemi vetë në dorë, le të marrim vendime të guximshme sot që t’i shohim hajrin në të ardhmen që të kemi një gjeneratë më të shëndetshme”, deklaroi Veliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.