DOSSIER

Vendimi/ Del dokumenti i luftës ndaj zakoneve prapanike “të ndalohen drekat e darkat në mort”

20:01 - 24.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar nje dokument të vitit 1959, kur percaktohej nga shteti se si duheshin bërë dasmat e varrimet, a duhej ngrënë apo duhej pirë kafe dhe cilat festa ndaloheshin për secilën zonë. Dervishi thotë se përmes ketij vendimi, po përgatitej ndalimi i fesë.

Dokumenti

1959/Vendimi për goditjen e “zakoneve prapanike”

Disa vite para se të niste vrullshëm revolucioni (anti) kulturor i vitit 1967, ishin dhënë shenja të qarta se shkatërrimi i madh do vinte së shpejti. Kufizimi ndjeshëm i ushtrimit të besimit fetar, si dhe goditja e atyre që quheshin “zakone prapanike”, ishin shenja të qarta se shoqëria shqiptare do përballej me procese të tmerrshme të papara ndonjëherë në historinë e vendit. Sjellim sot një rast nga Shkodra, ose “vendi i reaksionit”, siç e quante regjimi komunist.

Këshilli i Frontit Demokratik të Shkodrës, i mbledhur më 21.4.1959 diskutoi mbi “zakonet e dëmshme prapanike”, mori disa vendime. Në mbledhje ishin të pranishëm kryesitë e Frontit për çdo lokalitet, kryetarët e kooperativave bujqësore, “patriotë”, aktivistë,etj.

Më 9.8.1959 është zhvilluar në Shkodër një “konsultë e përfaqësuesve të rretheve Shkodër, Tropojë, Kukës, Pukë, Lezhë dhe Rrëshen” për “eliminimin e zakoneve prapanike”.

Përfaqësia e 14 katundeve të Lokalitetit të Bushati, në vijim të urdhrit të sipërm, ka marrë një vendim të ri më 22.7.1959. Spikat ky vendim për formën e stampuar të gatshme, çka do të thotë që gjithçka ka qenë pjesë e propagandës dhe është bërë më parë se të niste procesi në fjalë. Është e kuptueshme se ky vendim është vendosur në formë trakti në të gjitha fshatrat e Lokalitetit të Bushatit.

Këto që do lexoni kanë ndodhur në Shqipëri. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të kushtëzohej individi deri aty se si duhej ta bënte dasmën apo se si duhej të bantë varrimin e të afërmit të vet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.