SPORT

Video/ Janë italianë, por tifozë kuqezi. Ja si po e presin ndeshjen arbëreshët e Siçilisë

11:00 - 24.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Noi abbiamo meta cuore per l’Italia e meta cuore per l’Albania”, – “Ne e kemi gjysmën e zemrës me Italinë dhe gjysmën me Shqipërinë”.

Kështu thotë një vajzë e vogël në mikrofonin e TV italian që ka shkuar në Siçili në gjurmë të arbëreshëve të Italisë. Më tej disa të moshuar, të pyetur se kush do të fitojë të premten në Palermo thonë: Albania, Albania.

Këta janë shqiptarët e Piana Degli Albanesi, që po e presin me të njëjtin emocion si shqiptarët e këndej kufirit ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Botëror, Shqipëri-Itali.

“Ne do të qëndrojmë në sektorin e miqve, bashkë me Tifozët Kuqezi (ai e shqipton: Kuqexi)”, thotë një i ri që ka veshur me bluzën me ngjyrat e flamurit.

Ndiqni videon e mëposhtme, reportazhin interesant me arbëreshët e Siçilisë. GSH.al sjell kronikën e plotë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.