![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Mediat britanike kanë publikuar sot një video, ku shihet kryeministrja Theresa May, duke nxituar për t’u futur në veturën e saj zyrtare, një Jaguar, në momentin kur terroristi iu drejtua godinës së Parlamentit.
Videoja, e publikuar nga “The Sun”, tregon kryeministren duke dalë nga ndërtesa dhe duke ecur në drejtim të makinës së saj.
“Hip në makinë”, – bërtet dikush, teksa ajo është drejtuar drejt Jaguarit.
Personi i cili ka bërë videon, zëri i të cilit ka qenë i modifikuar për të mbrojtur identitetin e tyre, ka kapur kryeministren May dhe ekipin e saj të sigurimit pranë zonës së Parlamentit, ku ndodhen të parkuara makinat ministrore.
“Ne vetëm kemi dëgjuar të shtëna armësh brenda Parlamentit”, dëgjohet duke thënë ai. “Ata duket se po e largojnë Mayn nga aty”.
Në video, kryeministrja britanike duket se e ka kapur paniku, pasi në një moment humb drejtimin, dhe më pas kthehet me nxitim drejt makinës me të cilën u largua nga oborri i Parlamentit.