SPORT

Abrashi dhe Xhaka braktisin Shqipërinë, nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt Tiranës

12:25 - 25.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur mbrëmë me rezultat 2-0 ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” në udhëtim te Italia.

Ajo që ra në sy në ndeshjen e mbrëmshme ishte se dy lojtarët kryesorë të kuqezinjve munguan në formacion, behët  fjalë për  Amir  Abrashin dhe Taulant  Xhaka.

Trajneri italian, Gianni De Biasi nuk i aktivizoi për asnjë minutë dy yjet që po shkëlqejnë me klubet e tyre, Freiburg respektivisht Basel.

Italiani duke mbajtur inati me lojtarët ka humbur tri ndeshje ku nuk është aktivizuar motori i mesfushës Amir Abrashi, ndaj Spanjës, Izraelit dhe së fundmi Italisë, raporton Telegrafi.

E mos aktivizimi ndaj Italisë ka bërë që lojtarët në fjalë të dalin kundër De Biasit.

Burime të Telegrafit pranë Kombëtares tregojnë se Abrashi dhe Xhaka janë larguar nga kuqezinjtë dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt Tiranës.

Të dy lojtarët janë të revoltuar me trajnerin italian dhe kjo ka bërë që ata ta braktisin Shqipërinë.

Mbetet të shihet nëse Abrashi dhe Xhaka do të grumbullohen pas këtij veprimi. Lojtarët janë ende në Itali dhe pritet të rikthehen në klubet e tyre sot.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.