SPORT

Arrestohet një tifoz shqiptar, identifikohen 77 tifozë të tjerë

18:51 - 25.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia e specializuar në Itali, Digos, që zakonisht merren me aktet e dhunshme  ka marrë menjëherë masa për çka  ndodhi, për ndalimin e elementeve të cilët shkaktuan situatën e rëndë ne stadiumin e Palermos.

Ndërsa kontrolloheshin nga larg tifozët, zyra operative kontrollonte kamerat e sigurisë duke identifikuar të gjithë personat e dhunshëm apo ato që ndezën e hodhën fishekzjarrë e flakadanë në stadium.

Sipas mediave italiane, është arrestuar menjëherë gjatë ndeshjes një tifoz shqiptar, i cili po hidhte fishekzjarrët, ndërsa më pas janë identifikuar edhe 77 mbështetës të tjerë të Shqipërisë të cilët janë në kërkim pasi ndiqen penalisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.