Show-Bizz

“Big Brother”/ “Femrat janë lavire”, përplasen ashpër djemtë

11:53 - 25.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Midis  konkurrenteve në “Big Brother” edhe pse nuk kane mbushur akoma javën e parë kanë nisur përplasjet e para.

Pak pas mesnate Sidrita e Armela janë bërë bashkë dhe kanë folur kundër Donjetës, por nuk kanë munguar as përplasjet mes djemve. Edhe këtë herë bëhet fjalë për tregimin e muskujve mes Danielit dhe Damianos dy banoreve të shtëpisë Big Brother. Ka qenë Danieli ai që i ka cilësuar femrat si lavire, por një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Damianos, i cili ka reaguar ashpër.

“Nuk të lë unë ty t’i quash të gjitha femrat lavire. Se çfarë i kam quajtur unë ato, do ta shikosh të shtunën ti. Ule kokën aty. Përsërite edhe një herë dhe ta fus kokën në lavaman”, i drejtohet Damiano Danjelit me një ton të ngritur, ndërsa ai i kërkon të mos e ngrejë zërin. Djemtë e tjerë përpiqen të shuajnë debatin. Ervini i kërkon Damianos të dalin jashtë që të qetësohet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.