BOTA

Papa jep alarmin: BE kërcënohet nga shuarja

10:20 - 25.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Papa Françesku ka pritur krerët e shteteve dhe vendeve të BE-së para festimeve të 60 ­vjetorit të Marrëveshjeve të Romës.

Ai kërkoi rikthimin tek parimet bazë të unionit, tek solidariteti. BE kërcënohet “nga shuarja” nëse nuk zhvillon një vizion të ri, që bazohet në idealin e solidaritetit, tha kreu i kishës katolike në Romë të premten, në një audiencë për krerët e shteteve dhe qeverive të BE.

“Kur një trup e humbet sensin e orientimit, dhe nuk shikon më përpara, fillimisht bën hapa mbrapa dhe në fund kërcënohet nga shuarja”, tha Papa. “Elementi i parë i vitalitetit europian duhet të jetë solidariteti”. Solidaritetin ai e quajti si një mjet efektiv kundër populizmit. Kreu i kishës katolike theksoi edhe rëndësinë e punësimit në Europë. Pa punësim dhe perspektivën për një „pagë dinjitoze” nuk ka paqe, tha ai.

Paqje nuk ka as në periferitë e metropoleve tona, ku gëlon droga dhe dhuna”, tha Papa Françesku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.