EKONOMI

Vendimi i qeverisë/ ALUIZNI, 790 pronarë që marrin kompensimin

08:29 - 25.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ornela Manjani

 

Miratohet kompensimi për pronën e zënë nga ndërtimet pa leje për 790 pronarë në të gjithë vendin. Fondi në total është 489 milionë lekë. “Gazeta Shqiptare” publikon listën e plotë me përfituesit e kompensimit mbi pronën si dhe listën me personat që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë marrë lejen e legalizimit. Përfituesit janë në Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër dhe Durrës. Për të marrë kompensim ata duhet të plotësojnë formularin tip në Agjencinë e Trajtimit të Pronave si dhe të dorëzojnë shtatë dokumente
Pranimi i kërkesave
Procesi i regjistrimit apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik nga ATP-ja. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura. Drejtori i Përgjithshëm i ATP-së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mos përfshirjes.
Listën e plotë me përfituesit në çdo qark e gjeni në numrin e sotëm të “Gazeta Shqiptare” në të gjitha pika e shitjes


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.