BOTA

Gruevski: Qeveria që zbaton deklaratat e Tiranës është anti-shtetërore

13:23 - 26.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ka shkruar se një qeveri e cila zbaton Deklaratën e Tiranës nuk mund të jetë qeveri reformuese, por anti-shtetërore.

“Fakti që edhe me mbështetjen e VMRO-së, LSDM-ja nuk tërhiqet nga Platforma tregon se skenari është shumë serioz, ndërsa rreziku edhe më i madh. LSDM-ja është peng e platformës, ndërsa shteti është i kërcënuar dhe viktimë e Zaevit dhe disave nga udhëheqësja e LSDM-së, pasi kjo është mundësi për shpëtimin e karrierës së tyre dhe ikje nga rastet ku ata janë të dyshuar”, – shkruan Nikolla Gruevski në “Facebook”.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.