EKONOMI

Pikët e patentës, verifikim për çdo shofer

08:43 - 26.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ornela MANJANI

 

Drejtuesit e mjeteve mund t’i verifikojnë pikët e patentës në portalin “e-albania”. Zbritja e pikëve për çdo shkelje pasqyrohet në portalin online dhe shërbimi elektronik u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve për t’u informuar online mbi gjendjen e pikëve të lejes së drejtimit. Të gjithë shtetasit, të cilët janë pajisur me lejedrejtimi para datës 16.04.2015, që janë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve, përfitojnë 20 pikë. Drejtuesve të mjeteve që bëhen pjesë e Regjistrit Kombëtar të Drejtuesve të Mjeteve pas datës 16.04.2015, numri prej 20 pikësh iu jepet në datën kur bëhen pjesë e këtij regjistri. Pikët pësojnë shkurtime (zbritje), në bazë të njoftimeve për shkelje të normave të sjelljes, parashikuar në kapitullin V të Kodit Rrugor.

Hapat e procedurës

Për të përdorur shërbimin, çdo drejtues mjeti duhet të regjistrohet si qytetar në portal dhe më pas të zgjedhë shërbimin “Pikët e drejtuesit të mjetit”. Menjëherë pas klikimit, aplikuesi merr përgjigje në lidhje me pikët.

Shkeljet

Drejtuesit e mjeteve mund të verifikojnë nëse kanë gjoba të prapambetura nga policia rrugore ose Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në portalin “e-albania”. Ky shërbim elektronik u jep mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të kontrollojnë nëse kanë kundërvajtje rrugore të papaguara. Pronari i makinës që kërkon të verifikojë nëse ka ose jo detyrime, duhet të regjistrohet në portal si qytetar ose si biznes. Më pas përdoruesi zgjedh automjetin që ka në pronësi, dhe nëse ka gjoba të papaguara për kundërvajtje rrugore të cilat janë pasqyruar në sistemin e Policisë së Shtetit, ato do t’i shfaqen në ekran.

Më pas ai mund t’i shikojë të dhënat për kundër-vajtje rrugore, t’i printojë ose t’i ruajë në formatin “PDF”. Në rast se ka detyrime dhe dëshiron të kryejë pagesën e kundërvajtjes rrugore, shty-pet butoni “Paguaj” dhe ndiqen hapat për të kryer pagesën. Shërbimi merret menjëherë.

Gjobat

Gjobat për mungesën e pagesave të taksave vjetore të mjeteve mund të verifikohen online. “Gjobat e kontrollit në rrugë nga DPSH-TRR” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjeteve të shohin online gjobat e kontrollit në rrugë të DP-SHTRR-së dhe t’i paguajnë ato online. Dokumenti i identifikimit të përdoruesit: kartë identiteti ose pasa-portë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në Portalin “e-albania”).

Dokumentacioni

Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online: Dokument i identifikimit të përdoruesit – kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin “e-albania”). Dokumente që du-het të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale: Dokumenti i identifikimit ose ekstrakti i QKB-së për bizneset, leja e qarkullimit të mjetit, targat e mjetit, certifikatë pronësie dhe vërtetim RBS (Regjistri i Barrës Siguruese).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.