SPORT

“Turp per ne”, mediat italiane dënojnë fishkëllimat gjatë himnit shqiptar

10:49 - 26.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në ndeshjen Itali-Shqipëri, që përfundoi me rezultatin 2-0, një pjesë e tifozëve italianë gjatë kohës kur po këndohej himni shqiptar kanë fishkëllyer, një gjest ky, që është dënuar nga mediat italiane.

Ata shkruajnë se një pjesë e tifozëve në stadiumin “Renzo Barbera”, gjatë kohës së këndimit të himnit shqiptar janë bërë protagonist, duke fishkëllyer, çka e kanë cilësuar këtë një gjest absolutisht të turpshëm për ta.

Mediat raportojnë se kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe se  italianët nuk janë këto. Ata shkruajnë se janë disa individë, të cilët kurrë nuk do të rriten. Një gjë e tillë ka shkaktuar dhe shumë polemika në rrjetet sociale, ku shumë përdorues janë zemëruar me një gjest të tillë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.