Kryesore

Alarmi i kreut të Antimafias italiane: Kanabisi nga Shqipëria u shtua me tonelata!

20:41 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Antimafia italiane nuk ka qetësinë e Guardia di Finanza kur flitet për kanabisin nga Shqipëria. Shtimin e ngarkesave me drogë drejt Italisë e ka konfirmuar  Franco Roberti, prokurori Italian i Antimafias dhe Antiterrorizmit. Gjatë inagurimit të librit të tij për terrorizmin, ai u pyet nga gazetarët në lidhje me fenomenin e kanabisit në Shqipëri, duke u shprehur se ky kishte qenë qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri.

“Shkuam së fundmi, së bashku me prokurorët e Barit, Lecce-s dhe Catanzaro-s për të bashkëpunuar me kolegët shqiptarë në Tiranë, pikërisht për të nxitur një bashkëpunim më të ngushtë dhe duke kërkuar hetime në atë territor”,- tha Prokurori.

Franco Roberti deklaroi se tonelata me kanabis po zbarkojnë gjithnjë e më tepër në rajonet e Puglias dhe Kalabrisë.

“Kemi parë që trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Kalabrisë dhe Puglia-s është rritur ndjeshëm. Flasim për tonelata dhe pikërisht disa ditë para se të shkonim në Tiranë, është sekuestruar një ton drogë në Puglia. Në takimi u diskutua për këtë çështje, nga ky zbulim, por prej kohësh kemi verifikuar se trafiqet janë rritur ndjeshëm”, tha Roberti.

Pak javë më parë Guardia di Finanza, në një konferencë të përbashkët me ish ministrin Saimir Tahiri lavdëroi punën e policisë shqiptare, që sipas italianëve kishin shkatërruar 99.8% të parcelave me kanabis.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.