SPORT

Atleti shqiptaro-kanadez merr Medalje Bronzi në Kampionatin Botëror

15:15 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tjetër shqiptar ka arritur të marrë një Medalje Bronzi. Shkodrani, Gëzim Dimnaku, i cili përfaqësoi Kanadanë në kampionatin Botëror të Atletikës për kategorinë Master në Daegu të Koresë së Jugut, që u zhvillua më datat 19-25 Mars 2017, ka zënë vendin e tretë, duke mos dalë kështu nga ky kampionat pa medalje.

Në garën e kërcimit tre-hapësh, ai arriti të zërë vendin e tretë, duke rrëmbyer Medaljen e Bronzit, megjithëse ishte i dëmtuar me një bllokim të nervit shiatik, si rrjedhojë kjo e garave të kampionatit të Albertës e zhvilluar katër javë përpara, ku Gëzimi theu dy rekorde Kombëtare Kanadeze në kërcim së gjati dhe tre-hapësh.
Vendin e parë në kampionat e zuri atleti suedez ish-kampioni i botës në kërcim së gjati në vitet 1990, Mattias Sunneborn.

Për t’u vlerësuar është fakti është se, atleti shqiptaro-kanadez prej vitesh tashmë me banim në Alberta, Gëzim Dimnaku mban akoma në fuqi rekordin Kombëtar Shqiptar për salla të mbyllura të arritur që nga viti 2003, rekord që arriti të thyejë në Dortmund Gjermani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.