EKONOMI

ATP, 26 mijë dosje, procedurat për t’u njohur me ecurinë e shqyrtimit 

10:19 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 Ornela MANJANI

Ish-pronarët që kanë aplikuar për kthim dhe kompensim pronë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe nuk janë njohur ende me vendimin e agjencisë mund të kërkojnë informacion në lidhje me fazën në të cilën ndodhet dosja. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vënë në dispozicionin të pronarëve formularin-tip, “Informacion në lidhje me ecurinë e dosjes”, i cili duhet të plotësohet dhe të dorëzohet në agjenci për t’u njohur me fazën në cilën ndodhet shqyrtimi i saj. Agjencia Trajtimit të Pronave është e detyruar që brenda 15 ditëve nga momenti i dorëzimit të kërkesës t’i kthejë përgjigje pronarit në lidhje me ecurinë e dosjes. Në Agjencinë e Trajtimit të Pronave janë në shqyrtim 26 mijë dosje me vendim dhe 11 mijë presin të shqyrtohen me ligjin e ri. Pronarët që nuk kanë marrë kompensimin dhe nuk janë në dijeni në lidhje me ecurinë dosjes mund të informohen përmes aplikimit në ATP, duke plotësuar formularin-tip për ecurinë e dosjes.

Aplikimi

Për t’u njohur me ecurinë e dosjes, subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë dorazi ose me postë pranë ATP-së kërkesën përkatëse me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes, fotokopje të kartës së identitetit, dëshmi tra-shëgimie dhe prokurë të posaçme. Në faqen zyrtare të ATP-së mësohet se subjekti plotëson kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, në agjenci. Më pas, kërkesa i kalon zyrës së protokollit, e cila pasi e protokollon, ia dërgon të gjitha kërkesat e ardhura drejtorit të përgjithshëm. Kreu i AKKP-së ia delegon kërkesat sektorit përkatës për ndjekje dhe zbatim. Më pas, sektori përkatës përgatit informacionin e kërkuar dhe njofton subjektin. Në përfundim të shqyrtimit, subjekti paraqitet pranë zyrave të ATP-së për të tërhequr shkresën e kthimit të përgjigjes në lidhje me ecurinë e dosjes, ose i dërgohet me postë, sipas kërkesës. Aplikimi për kërkesën për informim mbi dosjen nuk ka kosto.

Formulari

Formulari i aplikimit për informacion në lidhje me ecurinë e dosjes është i ndarë në tri seksione. Aplikanti duhet të plotësojë gjeneralitet dhe adresën dhe jetë i pajisur me mjet identifikimi në momentin e aplikimit. Në seksionin e dytë duhet të jetë përshkruar në mënyrë të saktë se në lidhje me çfarë kërkon informacion pala e interesuar, në këtë rast pronari që ka aplikuar për kthim e kompensim prone. Dhe në seksionin e fundit janë të specifikuara pesë dokumentet që duhet të disponojë pronari në momentin e aplikimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.