EKONOMI

Barnat me rimbusim, shtohen 30 ilaçe të reja

19:06 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ola MITRE

– Lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 30 barna të reja. Këti vit fokusi është vënë tek sëmundjet me përhapje të gjerë në popullatë, sikurse jane sëmundjet e zemrës dhe veshkave, ndërkohë që një vëmendje e veçantë i është kushtuar të sëmurëve me tumor, për të cilët janë shtuar në listën e rimbursimit barna që shkurtojnë kohën e hospitalizimit të tyre. Lista e re e barnave me rimbursim mbulon edhe një kategori shumë të ndjeshme por më herët, pak të përfaqësuar në listë, sikurse është ajo e fëmijëve. Vendimi për zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme u mor sot në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Fondit dhe pritet te miratohet në Keshillin e Ministrave, ndërkohë që lista pritet të hyjë në fuqi më 1 Maj 2017 dhe do të mbulohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrushëm të Kujdesit Shëndetësor.

Më konkretisht, lista e re 2017 do të përfshijë barna:

Anti-diabetikë;

Kundër obezitetit në pacientët që vuajnë nga diabeti dhe sëmundje kardiologjike;

Për shërbimin e Pediatrisë për Mukopolisakaridozë tipi VI;

Për kardiologjinë, të cilat e çojnë trajtimin e pacientit nga monoterapia në kombinime të terapive të ndryshme;

Për shërbimin e Nefrologjisë;

Për shërbimin e Psikiatrisë;

Për Sklerozën e shumëfishtë recidive remitente;

Për shërbimin e Reumatologjise/Dermatologjisë për sëmundjen e psoriazis;

Për onkologjinë, me rëndësi për pacientët që vuajnë nga sëmundje tumorale, të cilat shkurtojnë kohën e hospitalizimit;


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.