EKONOMI

Bllokim të mishit të importuar, AKU: S’ka alert, por presim përgjigjen e analizave

12:11 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sa i përket lajmeve të fundit që po qarkullojnë në media se importohet “mish i kalbur viçi nga Brazili” ka bërë me dije se, nga periudha nëntor 2016 – mars 2017 janë importuar nga Republika Federale e Brazilit drejt Shqipërisë, vetëm ngarkesa me mish pule dhe ngarkesa me mish derri. “Sqarojmë se të gjitha ngarkesat e importuara drejt Shqipërisë plotësojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi për ushqimin, si dhe kërkesat e marrëveshjes me urdhër Nr.294, datë 13.06.2006. ‘Mbi importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit’ e arritur midis Autoriteteve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit”, – ka pohuar AKU.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se, Shqipëria importon nga stabilimente të miratuara nga Bashkimi Europian, shoqëruar nga certifikata veterinare të miratuara nga autoritetet veterinare qendrore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit.

“Gjithashtu ju bëjmë me dije se, nga sistemi RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed), sistemi i lajmërimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë, instrument i Komisionit Europian i krijuar për të garantuar ndjekjen e informacionit ndërkufitar, për të reaguar, në mënyrë të menjëhershme në rast rreziku ndaj shëndetit të konsumatorëve, nuk ka një njoftim të tillë për Shqipërinë për problematikën në fjalë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pavarësisht se nuk ka alert nga sistemi RASFF, për të gjitha ngarkesat me mish pule dhe mish derri të importuara së fundmi në Shqipëri nga Republika Federale e Brazilit, ka bërë bllokimin e tyre, deri në përgjigjen e analizave  prej  mostrave të marra nga këto  produkte”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.