SPORT

Bufon bën shqiponjën, mediat serbe: Nuk do të ketë më simpatinë tonë

21:05 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas fotos së Dritan Shakohoxha me  portierin e Kombëtares së Italisë, Xhanluixhi Bufon, duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenore, kanë reaguar mediat serbe.  E përditshmja “Kurir”, shkruan se “gardiani” i Juventusit nuk do të ketë më simpatinë e serbëve, pas këtij veprimi.

“Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, është pa dyshim mjaft popullor në mbarë botën, por në të ardhmen nuk do të ketë simpati të madhe nga serbët. Pas ndeshjes me Shqipërinë, portieri i kombëtares italiane bëri me dorë shqiponjën dykrenore, simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe’. Legjenda nga Torino e bëri këtë së bashku me gazetarin Dritan Shakohoxha, i cili vazhdimisht poston foto të kriminelit Ramush Haradinaj”, shkruan “Kurir”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.