POLITIKË

Denoncimi, Berisha: Gentjan Daja që do bashkinë e Kavajës ka të shkuar kriminale   

11:31 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E ndërsa është caktuar 7 maji, si data kur qytetarët e Kavajës do të votojnë për kreun e ri të bashkisë, në media është publikuar kandidati nga Partia Socialiste, i cili është Gentian Daja, si i mundshëm për t’u vendosur në krye të këtij institucioni.

Menjëherë pas lajmit se Daja, i cili mbante postin e Kryetarit të Partisë Socialiste të Kavajës ka dhënë dorëheqjen, duke shpallur kandidaturën për kryetar bashkie, ka reaguar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha:

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka publikuar mesazhin e dërguar nga qytetari dixhital, ku njofton se Daja ka një të shkuar kriminale.

 

Ja postimi i Berishës

“Njihuni me Gentjan Dajën qe kerkon Bashkine e Kavajes!

Qytetari dixhital denoncon:

Gentian Dajen, kryetarin e PS Kavaje si:
-Kriminel te burgosur se bashku me vellane e tij ne Caserta, Itali per trafik droge, shfrytezim prostitucioni, armembajtje pa leje dhe si i
-arrestuar ne Milano! Lexoni mesazhin e tij! sb

“Pershendetje Doktorr Berisha jam nje ish emigrant ne Itali dhe doja te ju njoftoj se Gentjan daja kryetari i PS se Kavajes dhe vllai i ti luan daja ne vitin 1999 2000 Ka qen i arestuar per trafik droge armabajte pa leje dhe shfrytezim minoreneje nga kuestura e caertes kam qen ne burg une me te Ta jap me garanci me jet kte beje puplike per edi escobarin Pastaj Pas ksaj Ka qen arrestu dhe ne Milano, Questura di Caserta shpine e Ka Pas ne Mondragone”.

Mirëpo, duket se gjërat kanë ndryshuar në kampin socialist. Pas akuzave të Berishës, ky i fundit duket se ka dhënë dorëheqjen. Nga burime ende jo zyrtare, mësohet se do të jetë bashkëshortja e tij, Danjela Cikalleshi Daja, ajo që ka shpallur kandidaturën për të qenë në krye të bashkisë së Kavajës. Danjela është vajza de rejtorit aktual të ujësjellësit, Seit Cikalleshi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.