LIFE STYLE

Disa ushqime të shëndetshme që duhet të konsumojmë

10:51 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Këto ushqime kanë shumë përparësi, pasi parandalojnë sëmundje seriozë si: diabeti, kanceri, sëmundjet e zemrës, forcojnë sistemin imunitar, mbrojnë dhe tendosin lëkurën, ndihmojnë në dobësim ose në ruajtjen e peshës nëse ajo është brenda normave. Nëse shumica prej tyre tashmë bëjnë pjesë në menunë tuaj të përditshme – bravo! Nëse jo, mendohuni, mbase është koha për t’i bërë pjesë të saj. Pas publikimit të 10 ushqimeve të para që ishin: vezët, kosi, avokado, salmoni, mishi i viçit, fasulet, frutat e thata, brokoli, vaji i ullirit dhe spinaqi, “Life Pages’ publikon sot 10 ushqimet e tjera, që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj të përditshme.

Patate
Patatja është një nga mënyrat më të mira për shtimin në organizëm të vitaminës A, përbërës i rëndësishëm që mbron sytë, lëkurën si dhe sistemin tretës. Gjithashtu, patatja përmban beta-karoten. Gjysmë gote patate përmbajnë 130 kalori, por i mundësojnë organizmit 80% të sasisë të vitaminës A që i nevojitet. Por mos harroni: konsumojini të pjekura ose të ziera, jo të skuqura.
Fiqtë
Gjashtë fiq të freskët përmbajnë 891 mg kalium, i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Kjo është 20% e sasisë ditore të përditshme dhe rreth 2 herë më shumë se sasia që përmban një banane e madhe. Një studim i fundit, i realizuar në Holandë tregon se ushqyerja me ushqime që përmbajnë sasi të mëdha kaliumi lidhet me uljen e numrit të vdekjeve. Konsumojini fiqtë të prerë në copa dhe shtojini në kos ose në sallatën jeshile.
Qumësht i skremuar
Po, ai është i shëndetshëm. Kalciumi jo vetëm që mbron kockat, por edhe lufton me yndyrnat. Një studim i kohëve të fundit tregon se personat që kanë ruajtur një dietë të varfër me kalori dhe të pasur me kalcium kanë humbur në peshë 70% më tepër se ata që nuk kanë marrë sasinë e nevojshme të kalciumit. Vitamina D jo vetëm që lejon trupin të thithë kalciumin, por edhe vetë ajo është shumë e rëndësishme. Sasitë e nevojshme të vitaminës D në organizëm ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, parandalojnë disa lloje të caktuara kanceri, qetësojnë dhimbjet në kurriz si dhe ndihmojnë kundër depresionit. Pini një gotë qumësht në ditë, që të merrni sasinë e nevojshme të vitaminave.
Mashurkat
Mashurkat ndihmojnë në luftën me sëmundjet e zemrës, kur ato zëvendësojnë mishrat e yndyrshëm dhe kaçkavallin. Gjithashtu, ato ndihmojnë edhe në parandalimin e kancerit të gjirit tek femrat. Disa studime tregojnë se mashurkat, nëpërmjet receptorëve të estrogjenit reduktojnë ekspozimin e gruas në efekte më të forta se sa estrogjenet e tyre. E mira është që të konsumohen të freskëta dhe jo të përpunuara dhe të pasuruara me sojë.
Hudhra
Hudhra përmban më shumë se 70 përbërës aktivë, të cilët ulin nivelin e tensionit. Konsumimi i rregullt i tyre ul rrezikun e kancerit të zorrës, qafës së mitrës dhe lloje të tjera kanceri. Gjithashtu, ajo lufton edhe infeksionet e shkaktuara nga viruset dhe bakteret. Studime bashkëkohore tregojnë se njerëzit që hanë rregullisht hudhër sëmuren 60% më rrallë se njerëzit e tjerë nga viroza të ndryshme. Që ta bëjmë më të shëndetshme hudhrën, qërojini dhe lërini për 20-30 minuta para se t’i gatuani. Kjo aktivizon dhe ruan përbërësit e saj për të ruajtur zemrën.
Dardha
Një dardhë përmban 10 gramw fibra, pra rreth 40%të dozës së përditshme që i nevojitet trupit tonë. Njerëzit që marrin më tepër fibra kanë nivel më të ulët kolesteroli. Sipas studimeve, njerëzit që hanë më tepër fibra peshojnë më pak dhe kanë masa më të vogla se personat e tjerë. I përzini copat e prera të dardhës me sallatën jeshile, djathin e dhisë, mandarina dhe portokaj. Ajo mund të hahet edhe në vend të ëmbëlsirës: Ziejini në një tenxhere copat e dardhës, 1 gotë verë të bardhë, një lugë kafeje mjaltë për 40 minuta.
Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është një nga ëmbëlsirat më të rekomanduara, e pasur me antioksidantë (3 herë më tepër se çokollata me qumësht), të cilat parandalojnë ngushtimin e enëve të gjakut, ndërkohë që sipas disa studimeve ajo ndikon edhe në zgjerimin e enëve të ngushtuara. Sipas një tjetër studimi, falë efektit të shpejtë të ngopjes, çokollata e zezë ul pranimin e kalorive me rreth 15%. Provoni çokollatë me mbi 70% kakao. Dy lugë gjelle me çokollatë të zezë në mëngjes ose si ëmbëlsirë në darkë do të ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj, pa rritur sasinë e kalorive.
Molla
Pa dyshim që molla është një nga frutat më të shëndetshme. Sipas studimeve të 20 viteve të fundit, mollët janë një nga tre ushqimet (bashkë me dardhat dhe verën e kuqe), të cilat janë më të efektshmet për uljen e rrezikut të vdekjes të shkaktuar nga probleme me zemrën. Të tjera studime në rang botëror, tregojnë se mollët ulin rrezikun nga prekja e kacerit në mushkëri dhe diabetin e tipit II, si dhe ndihmojnë në dobësim. Por kujdes, nëse ju e përzieni mollën me sheqer atëherë ajo kthehet në një frit jo të shëndetshëm. Në vend të kësaj, hani një mollë pas dreke ose shtoni pjesë molle nëpër sallata të ndryshme.
Specat e kuq
Agrumet janë të njohura si burim i vitaminës C, por në fakt specat e kuq përmbajnë më tepër. Vitamina C është e njohur për efektet e dobishme në lëkurë dhe në sistemin tonë imunitar. Studimet tregojë se prania e sasisë të mjaftueshme të vitaminës C me të vërtetë ngadalëson rrudhjen e lëkurës. Vitamina C ka edhe funksione të tjera të rëndësishme. Disa studimeve finlandeze tregojnë se në prani të nivele të ulwta të vitaminës C në organizëm, rreziku i infarktit rritet me dy herë, ndërkohë që studiues të tjerë australianë pohojnë se ajo parandalon artritin dhe sëmundje të tjera që rrjedhin prej tij.
Domatet
Domatet janë burimi më i madh i likopenit, një antioksidant, i cili mbron organizmin nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri i gjirit. I vetmi problem i domateve është se shpeshherë i konsumojmë si salcë për makaronat ose tek sanduiçët. Për një efekt më të shëndetshëm, ndajeni domaten në 4 pjesë, lyejini me vaj ulliri, hudhër pluhur, kripë dhe piper. I piqni për 20 minuta në 200 gradë dhe i servirni me mish pule.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.