EKONOMI

Ministrja e re e Shëndetësisë për ish-drejtorin e “TCH”: Ka aftësi të shkëlqyera

15:03 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ogerta Manastirliu i la postin e saj ish-drejtorit të ”Top Channel”, Enkeled Jotit. Në rolin e ministres së Shëndetësisë, Manastirliu, e cila është vlerësuar me ”Bletën e Artë” nga Edi Rama, tha fjalët më të mira të mundshme për Jotin.

”Me aftësi të shkëlqyera menaxheriale” dhe e ”E sigurtë se do të vërë zbatojë me sukses projektet”, kanë qenë dy vlerësimet e Manastirliut për Jotin.

 “Jam e sigurt z. Joti, në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të çojë përpara të gjithë ato projekte zhvillimi që janë nisur tashmë, por edhe të tjerë që do të nisim në të ardhmen e afërt. Jam e bindur se në një bashkëpunim të ngushtë me Shefat e Shërbimeve, të gjithë stafin mjekësor e infermieror të QSUTsë, si edhe stafin mbështetës, z. Joti do të punojë për ta zhvilluar më tej Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza””, tha Manastirliu, duke shtuar më tej:  “Më vjen mirë që, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm, vjen një njeri me aftësi të shkëlqyera menaxheriale”.

Enkel Joti është drejtori i ri i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë, Ogerta Manastirliun. Kjo e fundit, me ndryshimet e bëra në Qeveri, u emërua Ministre e Shëndetësisë.

Joti është prezantuar ditën e sotme, pikërisht  nga vetë ish-drejtoresha Manastirliu, e cila duke u ndalur tek aftësitë e tij profesionale dhe menaxhuese ka thënë:

“Kemi besim në aftësitë menaxhuese të Enkel Jotit”, tha Manastirliu.

Enkel Joti ka studiuar për ekonomi, ndërsa më herët ai ka qenë drejtor i përgjithshëm i Top Media-s. Së fundi, ai ka mbajtur postin e nëndrejtorit të përgjithshëm të TVSH.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.