Ekipi kombetar shqiptar i futbollit U-21 (Shpresa) ka luajtur sot pasdite ne stadiumin “Selman Stermasi” ne Tirane ndeshjen e dyte miqesore pergatitore me ekipin U-21 te Moldavise.
Ndeshja eshte fituar me rezultatin 2-0 per ekipin shqiptar, qe drejtohet nga trajneri Alban Bushi.
Golat per kombetaren U-21 u shenuan nga Abazaj ne minuten e 19-te dhe Bytyqi ne minuten e 87-te.
Kombetarja U-21 nderkohe ka barazuar ndeshjen e pare miqesore me moshataret e Moldavise me rezultatin e bardhe 0-0 pasdje ne stadiumin “Elbasan Arena” te qytetit te Elbasanit.
ATA
Shfaq Komentet (0)