EKONOMI

Ndryshimi thelbësor në Lotarinë Amerikane, ja si do të njoftoheni për përgjigjet

16:55 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën me dije ndryshime të rëndësishme për të gjithë aplikantët e lotarisë amerikane. Tashmë përgjigjet për Lotarinë nuk do të merren më përmes postës elektronikr, por duhet të bëni vetë kërkim në faqen e departamentit të shtetit.

Njoftimi i ambasadës

Miq, ju lutem mos harroni:

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV-2018 apo jo; ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur. Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa emaile të rreme, si më poshtë. Ju lutemi shpërndajini ato me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që emaile të tilla janë të rreme! Nëse ju vijnë të tilla emaile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.