![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ambasadori Bernd Borchardt e ka dënuar ashpër paralajmërimin e opozitës se do të bojkotojë zgjedhjet. Me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Kryetari i Prezencës, dha një intervistë për gazetën në anglisht “Albanian Daily News”. Lexoni të plotë qëndrimin e Borchardt…
DEKLARATA PER ZGJEDHJET
“Prezenca ka vazhduar të zhvillohet paralelisht me vendin dhe puna jonë sot përqendrohet te sfidat dhe përparësitë e qytetarëve dhe institucioneve të sotme. Ndërsa në vitet e para u përqendruam te ndërtimi i institucioneve, aktualisht e vendosim shumë më shumë theksin te funksionimi dhe afrimi i tyre me qytetarët…OSBE-ja e sheh veten sot si partnere e institucioneve shqiptare dhe e shoqërisë civile. Ne përpiqemi të bindim partnerët tonë shqiptarë për rekomandimet tona dhe për standardet ndërkombëtare që përfaqësojmë. Por, vendimet i merr Shqipëria si shtet sovran dhe institucionet e saj”.
“Besoj fuqimisht që shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në kohë dhe me përfaqësimin e duhur të të gjitha partive. OSCE/ODIHR-i po përgatit një mision shumë të plotë për vëzhgimin e zgjedhjeve. Nëse partitë duan që zgjedhjet të bazohen te një ligj më i mirë zgjedhor – atëherë ato duhet të gjejnë konsensus për përmirësimet.
I kemi nxitur prej më shumë se një viti që ta bëjnë këtë gjë. Kemi bërë shumë rekomandime për përmirësime. Mënyra për të ecur para duhet të jetë dialogu për përmirësimet e Kodit Zgjedhor dhe jo kërcënimet për një bojkot të zgjedhjeve; një bojkot vetëm sa do të dëmtonte vendin dhe ata që e fillojnë atë.
Kërcënimet për të ndërprerë procesin e rregullt demokratik do të ishin shumë të papërgjegjshme; janë shumë të paktë ata shqiptarë që mund të duan që vendi të shkojë 20 vite pas. Thirrjet për dhunë janë një territor ku nuk duhet shkelur absolutisht”.