POLITIKË

Partia e Merkel, Bashës: Jepi fund bojkotit. Jemi të shqetësuar për 18 qershorin

16:47 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia e Angela Merkel i bën thirrje Bashës të futet në zgjedhjet e qershorit. Në letër e ardhur nga zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë, shpreh shqetësimin e thëllë për vendimin e PD për të bojkotuar Kuvendin. Më tej Jung ka thënë se kjo është rruga e gabuar që PD ka gjetur.

Zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU, pranon se faktori poltik që ai përfaqëson është i shqetësuar për standartet e zgjedhjeve të 18 qershorit, por nuk sheh zgjidhje bojkotimin e tyre.

“Edhe ne jemi gjithashtu shumë, shumë te shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë fallsifikim të madh të zgjedhjeve si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera. Por ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mundohet të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e mos regjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një “qeveri teknike. 

Letra

“Pasi grupi im parlamentar u angazhua fuqishëm për reformën në drejtesi në vendin tuaj dhe më pas kjo u votua edhe me votat e grupit Tuaj parlamentar më 21 korrik, ne tani jemi shumë të pakënaqur që kjo reformë e rëndësishme, e dëshiruar nga rreth 90% e shqiptarëve, nuk po vihet ne zbatim, sepse PD po bojkoton parlamentin. Edhe ne jemi gjithashtu shumë, shumë te shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë fallsifikim të madh të zgjedhjeve si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera. Por ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mundohet të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e mos regjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një “qeveri teknike”. “Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt BE-së. Dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU / CSU-se. Kjo nuk është në interesin tonë!”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.