POLITIKË

PD pyet Fleckenstein: Sa ton hashash mbillen në Gjermani?

22:06 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një intervistë sot për situatën politike në Shqipëri, Knut Flenckestein deklaronte se ai nuk e kuptonte thirrjen e opozitës për qeveri teknike. Për ta ndihmuar të jetë më i qartë, ka ndërhyrë deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Boçi ka ngritur disa pyetje ku ai kërkon që eurodeputeti Fleckenstein, tu japë përgjigje duke qenë se nuk kupton kërkesën e PD për qeveri teknike.

STATUSI I PLOTË

Që Z. Fleckeinstein ta kuptojë kërkesën e PD për qeveri teknike, mqs është shprehur që nuk e kupton, duhet t’i japë më parë përgjigje këtyre pyetjeve fare të thjeshta:

– Sa euro kushton një votë në landin e tij?

– Si blihen votat në Gjermani?

– Sa banda operojnë në landin e tij për llogari të partisë-qeveri?

– Cili është më “i forti” i lagjes së tij që mbledh vota?

– A i ka uruar ndonjëherë “shefi”, sipas humorit, “Suksese në jetë”?

– A fiton dot ai në zonën e tij nqs se i del përpara një “bos” droge a burgaxhi i sprovuar, apo killer famoz, se këtu jo e jo që nuk ka shanse?

– A ka gjasa të ketë kandidatë politikë me rekorde të thella kriminale në vendin e tij?

– A ka promovuar e përkrahur ai vetë, individë të tillë në politikë për Kryetarë Bashkish apo Deputetë?

– Sa ton hashash mbillen në Gjermani?

– Sa përqind merr policia nga aktiviteti i drogës në Gjermani?

– Sa miliarda euro nga ky aktivitet përdoren nga partitë politike për të marrë pushtet atje?

– Sa vendime merren “nën efekt” për interesa kriminale e plehrash në vendin e tij?

– Sa ministra janë ish punonjës të ish STAS-it, apo hetues për llogari të STAS-it?

Vetëm kaq i duhet. Shqipëria e siguroj, është vend përrallor, por nuk mund të përralliset!!!

Pas kësaj me shumë dëshirë do ia aprovoja këshillat e leksionet për demokracinë funksionale e parlamentare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.