EKONOMI

Profesionet e lira, ligji i ri për pagesën e sigurimeve

19:04 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ola MITRE

– Hyn në fuqi formula, mbi bazën e të cilës do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore profesionet e lira. Pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria në janar të këtij viti, dokumenti u miratua në Kuvend, ndërkohë që ditën e djeshme është botuar në Fletoren Zyrtare. Ndryshimet erdhën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e konsideroi si të papajtueshëm me Kushtetutën vendosjen e pagave të referencës për 23 profesione të lira, që praktikisht sillte rritjen e detyrimeve që duhet të paguanin këta persona.

Formula e re

Sipas  formulës re “kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar do të llogariten si përqindje mbi një pagë bruto, jo më të ulët se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale, e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave”. Kjo do të thotë se të vetëpunësuar në profesione si: avokat, farmacist, noter, arkitekt, inxhinier, përkthyes etj. do t’i paguajnë sigurimet mbi pagën minimale, që aktualisht është 22 mijë lekë. Ndërkohë që, në rast se dëshirojnë të vetësigurohen me një pagë më të lartë, atëherë janë të lirë të zgjedhin brenda kufirit të pagës maksimale, që aktualisht është 97.030 lekë.

Sa i takon kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, është përcaktuar se ato do të paguhen si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale në shkallë vendi, pra mbi 44.000 lekë. Ndërkaq, në ligjin e ri përcaktohet dhe mënyrën sesi do të derdhen kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore pёr punonjësin e papaguar të familjes. Sipas tij, sigurimet shoqërore do të llogariten mbi pagën minimale në shkallë vendi, pra mbi pagën 22.000 lekë. Ndërkohë që, kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për këtë persona do të paguhen me të njëjtën skemë, sikurse të vetëpunësuarit, pra si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale në shkallë vendi. Sipas ligjit, “kur veprimtaria ekonomike e tatimpaguesit fillon, ndërpritet, përfundon apo kalon në regjistrin pasiv gjatë një muaji, llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore bëhet në bazë të pagës për ditët e punuara për muajin”.

 

Lista e profesioneve të lira

Farmacist

Programues IT (programues të aplikacioneve/ zhvillues softëere) aktivitete të programimit kompjuterik,

Vlerësues i pasurisë

Avokat

Noter

Përmbarues

Konsulent/ këshillues në fushën ekonomike, fiskut, sigurimeve, si: kontabilist, ekonomis, jurist, inxhinier, këshillues fiskal dhe profesione të fushave të tjera

Ekspert kontabël i regjistruar

Kontabilist i miratuar

Arkitekt

Inxhinier

Projektues

Agronom

Përkthyes

Shoqërus dhe shpjegues në udhëtime

Veteriner

Mësues (mësimdhënës)

Trajnues në veprimtari të ndryshme, përfshirë edhe fushën e kulturës, artit e sportit

Mjek i përgjithshëm

Mjek i specializuar

Dentist i specializuar dhe dentist

Fizioterapist

Ndërmjetës në një proces gjyqësor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.