POLITIKË

“Rama, ky nekrofil” , reagon deputetja e PD një ditë pas përkujtimit të Otrandos

12:02 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri mbajti dje një fjalim të gjatë përpara familjarëve të viktimave, duke u kushtuar vetëm disa minuta nga fjalimi tragjedisë së 20 viteve më parë.

Por nje ditw pas fjalimit qw mbajti kryeministri ka reaguar menjëherë, deputetja e Partisë Demokratike, Liljana Elmazi, e cila ka akuzuar  Edi Ramën një ditë pas 20-vjetorit të tragjedisë së Otrantos.

Në reagimin e saj më të fundit, deputetja e cilëson Ramën si nekrofil, kanibal. Duke iu drejtuar atij, ajo shprehet se ishte kryebanditi i Vlorës, Zani Çaushi, ai që e mbushi anijen e Otrantos, i njëjti person që sot Rama përpiqet ta nxjerrë nga burgu me Vettingun e tij.

“Rama – ky Nekrofil palimit! Duke u bashkuar me dhimbjen e familjareve për jetët e humbura te Otrantos. I kujtoj gjithologut mediokër, arrogant, cinikut te pandreqshëm qe anijen me refugjate e mbushi kryebanditi qe solli komunistet ne pushtet, Zan Caushi , qe ti po përpiqesh ta nxjerrësh nga burgu me Vettingun tënd kërcënues për gjyqtaret, duke u mare dhe mijëra euro , ndaj boll u talle me gjakun e shqiptareve, o kanibal, O Nekrofil palimit, lëri te prehen te qete, ata, qe te paktën u janë gjetur trupat!”, shkruan Elmazi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.