SPORT

De Biazi pas humbjes: Kemi ekip shumë të mirë, por ishte thjesht miqësore!

21:15 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Trajneri Xhani De Biazi mendon se Shqipëria e meritonte ta fitonte ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës. Ai e ka komentuar humbjen e sotme si rastësore, me bindjen se kuqezinjtë e kishin dominuar plotësisht këtë sfidë

“Ekipi humbi një ndeshje miqësore por e rëndësishme ishte që u testuan mjaft lojtarë dhe kapiteni Hysaj është një nga futbollistët më të mirë të Shqipërisë. E futëm në lojë si një nga më të mirët e kombëtares tonë dhe e justifikoi plotësisht. Me punën më të madhe duhet të kapërcejmë krizën e rezultateve. Megjithatë ekipi ynë luan mirë dhe kështu ndodhi edhe sot. Situata që po kalojmë na mëson shumë gjëra. Humbjet na kushtojnë shumë, shumë ne trajnerëve. Kemi ekip shumë të mirë. Ata që e çuan Shqipërinë në Europian tani pas 4 humbjesh po kryqëzohen, por ne jemi në gjendje të shkojmë gjithmonë përpara”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.