POLITIKË

Deklarata e Kreshnik Spahiut: Cili është propozimi i LSI -së, për President

10:19 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i AK Kreshnik Spahiu,ne emisionin “Dritare” te Rudina Xhunga ka deklaruar se përplasja mes PS dhe LSI do të çoje vendin në krize parlamentare dhe institucionale

Sipas tij, shkak do të jete kandidatura e LSI për president , i cili do të jetë  Adriatik Llalla, i cili do të sjellë  përplasje mes dy forcave politike të koalicionit qeveritar,

“Pas një muaji do të kemi zgjedhjen e Presidentit, para zgjedhjeve parlamentare. Ky do të jetë momenti i një krize politike, për faktin se LSI dhe Ilir Meta po presin këtë moment nëse Rama do t’i qëndrojë marrëveshjes që të zgjedhë LSI Presidentin. Meta e ka shprehur hapur që nuk do të jetë ai Presidenti. Nga informacionet e fundit që ne kemi sot, LSI do të dalë me një propozim konkret, që do të jetë Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, kandidat për President i Republikës”, deklaroi Spahiu në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus.

Ai tha se lufta brenda llojit do të çojë në një luftë institucionale parlamentare. “Mendojmë që kjo nuk do të mirëpritet nga disa socialistë por le të shikojmë në ditët e ardhshme nëse do të sjellë një moment përplasjeje mes LSI dhe PS. Lufta brenda llojit do të çojë në një luftë institucionale parlamentare, për shkak të mos dakordësisë që do të kenë këto dy forca politike, sepse vet PD nuk i ka votat për të propozuar një kandidat për president”, tha Spahiu.

Lidhur me këtë deklaratë të kreut të AK, Kryetari i PDS Paskal Milo tha se do ketë zgjidhje më të pranueshme.

“Mendoj që do të ketë zgjidhje të tjera më të pranueshme dhe konsensuale. Nga reagimet sa kam dëgjuar, PS nuk besoj se do ta mbështeste Llallën për President”.

Gjithashtu krey i Aleancës Kuq e Zi komentoi dhe zgjedhjet e 18 qershorit ku u shpreh se nuk do te kete zgjedhje në Shqipëri, kjo sepse sipas tij, populli nuk do të lejojë që fletët e votimit të futen në kuti.

“Ka dy alternativa, ose do të shkohet në zgjedhje me qeveri teknike, pa Edi Ramën. Pas dorëheqjes së tij do të regjistrohemi si parti politike dhe do të shkojmë të gjithë në zgjedhje me termat dhe vendimet që do t’i vendosim qeverisë teknike për të përgatitur këto zgjedhje.

Varianti tjetër është që Rama do të shkojë i vetëm në zgjedhje, edhe pa LSI dhe  populli më datë 18 qershor nuk do të lejojë që fletët e votimit të futen ne kuti.  Procesi i zgjedhjeve do të shkatërrohet atë ditë, sepse populli do të shkatërrojë kutitë dhe fletët e votimit dhe do të jetë e pamundur që të votohet. Shqipëria nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor”, tha Spahiu.

Kreu i Aleancës kuqezi që prej 18 shkurtit i është bashkuar protestës së opozitës, dhe të gjithë sëbashku kërkojnë krijimin e një qeverie teknike, për të siguruar përmes saj zgjedhje të lira dhe të ndershme

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.