SPORT

Hafizi ka dyshime për De Biazin: Më duket se po na bën për budallenj!

21:20 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Astrit Hafizi nuk ka besim tek Xhani De Biazi. Ish-trajneri i Kombëtares ka kritikuar teknikun aktual për deklaratat e bëra në përfundim të miqësores së humbur ndaj Bosnjë-Hercegovinë.

Mua më duket se De Biazi na bën për budallenj. Si mund të thuash që sot duhet të fitonim? Ata që kanë sy e dinë që vetëm ne nuk duhet ta fitonim këtë ndeshje. Ose ne nuk marrim vesh nga futbolli, ose ai është shumë më lart se ne me ide. Pse, Bosnja nuk kishte mungesa? I mungonin pesë futbollistë.

Shumë mirë mund ta justifikonte humbjen dhe askush nuk do ta kritikonte pse u mund sot në miqësore. Mund t’i arsyetonte edhe humbjet e mëparshme, që kanë ardhur për një arsye apo për një tjetër, por jo të bënte argumente të tilla kaq të lehta”, u shpreh Hafizi nga studioja e “SuperSport”-it.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.