SPORT

Ndeshja/ Shqipëria ‘thyhet’ nga Bosnja, De Biazi pranon krizën tek Kombëtarja

21:01 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shqipëria ka shënuar një tjetër humbje. Pas disfatës që pësoi në Palermo ndaj Italisë për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”, kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur edhe në miqësoren ndaj Bosnje- Hercegovinës. Shqipëria u mposht në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-2. Të parët ishin miqtë që shënuan me anë të sulmuesit të Romës, Edin Dzeko nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 7-të.Më pas pak para përfundimit të pjesës së parë,  në minutën e 43-të, Bosnja dyfishoi shifrat në 0-2 me anë të Lulic. Shqipëria arriti të shënonte golin e nderit me anë të Bekim Balaj në minutën e 69-të. Rezultati shkon 1-2 dhe nuk ndryshon deri në fund. Xhani De Biazi në përfundim të takimit miqësor kundër Bosnjes që u humb me rezultatin 1-2 nuk ka nguruar të pranojë krizën që ka mbërthyer Kombëtaren shqiptare pas 4 disfatash rradhazi.

Gjthashtu në analizën e teknikut italian pas përfundimit të takimit theksohej se Shqipëria do arrijë të ringrihet dhe kjo nuk diskutohet. Për De Biazin lojtarë si Hysaj janë pikënisje dhe duke u mbështetur tek ai si kapiten gjërat do vijnë në vendin e duhur. “Ekipi humbi një ndeshje miqësore por e rëndësishme ishte që u testuan mjaft lojtarë dhe kapiteni Hysaj është një nga futbollistat më të mirë të Shqipërisë. E futëm në loje si një nga më të mirët e kombëtares sonë dhe e justifikoi plotësisht.  Me punë më të madhe duhet të kapërcejmë krizën e rezultateve. Megjithatë ekipi ynë luan mirë dhe kështu ndodhi edhe sot. Situata që po kalojmë na mëson shumë gjëra. Humbjet na kushtojnë shumë, shumë ne trajnerëve. Kemi ekip shumë të mirë. Ata që e çuan Shqipërinë në Evropian tani pas 4 humbjesh po kryqëzohen por ne jemi në gjendje të shkojmë gjithmonë përpara”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.