![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Telashet nuk kanë të sosur për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili. Burime të prokurorisë së Dibrës thanë për GSH.al se pas skandalit seksual që pasoi me akuzën zyrtare për shpërdorim detyre, ndaj 57-vjeçarit kanë nisur hetimet me akuzën e pastrimit të parave. Gjatë kontrolleve të llogarive dhe pronave të ish-zyrtarit, hetuesit kanë zbuluar pasuri të pajustifikuar për rrogën e një kryetari bashkie. Kjo i ka vënë në dyshime prokurorët që kanë regjistruar procedimin e ri penal.
Shukri Xhelili u bë “i njohur” pas publikimit të një skandali vitin e kaluar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të punësimit. Fillimisht ai u arrestua, por u lirua në maj të 2016 për “arsye shëndetësore”.
I zgjedhuri i PS-së në këtë detyrë u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama. Xhelili e ankimoi vendimin pa sukses.
Gjykata Kushtetuese vlerësoi se veprimet e kryera nga Shukri Xhelili kanë cenuar rëndë figurën e zyrtarit publik, misionin e qeverisjes vendore, kompetencat e kryetarit të Bashkisë, si dhe vijnë në kundërshtim me nenin 32 të Kodit të Punës, në të cilin parashikohet se punëdhënësi respekton dhe mbron në raportet e punës personalitetin e punëmarrësit.
Sipas gjykatës, punëdhënësi duhet të parandalojë çdo qëndrim që cënon dinjitetin e punëmarrësit. Punëdhënësi ndalohet të kryejë çdo veprim që përbën shqetësim seksual karshi punëmarrësit dhe nuk lejon kryerjen e veprimeve të tilla nga punëmarrësit e tjerë. Si përfundim, Gjykata vlerëson se shkeljet që i janë ngarkuar Shukri Xhelili janë të rënda, në kuptim të nenit 115/1 të Kushtetutës, për pasojë kërkesa për shfuqizimin e vendimit nr.361, datë 13.05.2016 të Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Dibër është e pabazuar.
Shukri Xhelili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”, në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej 20-vjeçares me iniciale A.A., në këmbim të emërimit në një vend pune, në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër. Pas publikimit të videos, 56-vjeçari pati deklaruar se kishte rënë pre e një kurthi të ngritur nga kundërshtarët e tij.
Transkripti i videos së bisedës mes Shukri Xhelilit dhe 21-vjeçares A.A
Kryetari i Bashkisë – “E kisha shkurtuar si vend pune, por e shtova veç për ty”
Pas firmosjes së kontratës për 20 vjeçaren, kryetari i Bashkisë i kërkon të dalë me të.
Kryetari i Bashkisë: Si je? ça bën?- Afrohu, kështu e ke emrin ti?
Denoncuesja: – Po
Kryetari i Bashkisë -S’ke ndonjë ndryshim shkronje?
Denoncuesja: – Jo
Kryetari i Bashkisë –A je mirë te ….? ….?
Denoncuesja: Po
Kryetari i Bashkisë –Je shumë mirë aty.
Denoncuesja: – Si është orari?
Kryetari i Bashkisë -Orari? Kur të teket ty.
Denoncuesja:Dhe sa është rroga?
Rroga s’e di sa është, duhet me pa ato… nivelin e pagave
Denoncuesja: Sa mund të jetë përshembull?
Po ç’rëndësi ka tashi, nuk bëhet paga aty. Nuk bëhet paga aty.
Denoncuesja: Si?
Do ia japësh atij, të firmosë, të plotësojë këto numra. Sot veç paraqitu dhe ditën e hënë fillon procedurat, vendin e punës, ça do marrësh ndonjë gjë në ngarkim, mirë?
Denoncuesja: Si e kishte emrin ky?
Do ta ftoj unë, nuk du të përmend emra.
Denoncuesja: Prit, prit njëherë.
Kryetari i Bashkisë: Ça ke?
Denoncuesja: Ma shpjegoni njëherë se nuk e kuptoj. Po pse s’e firmos ti? Kryetari i Bashkisë: Po prita ta firmos kur të jesh ti…s’e more vesh këtë gjë? Ça ke? Të duket si në ëndërr?
GSH.al
Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.