Tech

Rama poston foto nga Franca, por komentuesit i kujtojnë Ramush Haradinajn

18:49 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Bëji t’fala komandantit tonë, Ramush Haradinaj”. Ka mjaftuar vetëm një koment i këtij shqiptari për t’i dhënë një kontekst tjetër vizitës së kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale. “Partneritet strategjik me Francën. Gjithnjë kënaqësi rikthimi në Paris”, shkruan sot kryeministri në “Twitter”.

Por komentuesit e ftojnë të kujtohet se Franca është ai vend i cili heroin e UÇK-së, Haradinajn po e trajton me mendësitë e luftës së ftohtë dhe me filosllavizmin e hershëm. Nuk dihet nëse në takimet dypalëshe është trajtuar ose kjo tema “Haradinaj”, por fakti është që ky qëndrimi i francezëve nuk mund të harrohet lehtë nga shqiptarët. Aq më tepër që ai ka fituar pafajësinë asbolute nga çdo akuzë, pikërisht nga gjykatat e Bashkimit Europian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.