BOTA

Vendimi, Vuçiç lejohet të vijë për fushatë në Kosovë

13:48 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Qeveria e Kosovës ka marrë vendim; lejimin e vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç në Kosovë, ku do të qëndrojë përreth tre orë.

Ka qenë vetë ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka bërë të ditur një gjë të tillë, gjatë konferencës për shtyp që e ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.

Hoxhaj ka deklaruar se ka qenë një vendim i vështirë për qeverinë sidomos pas provokimeve të fundit të Serbisë. Mirëpo, sipas tij vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë, sikurse Gjermania dhe Bashkimi Evropian. /Express/

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.