AKTUALITET

Arsyet pse u shkarkua nga detyra kryepolici, i dha leje Shullazit të dilte nga burgu

11:53 - 29.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Drejtori i Policisë së Burgjeve, Petrit Koshaj, u shkarkua dje nga ky pozicion me motivacionin për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës”. Shkarkimi i tij u firmos nga ana e ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili.

Burime konfidenciale sqaruan se gati dy javë më parë, një institucion ligjzbatues i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë pezullimin e Koshajt nga detyra e tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Ndërkohë, Shqiptarja.com shkruan se Petrit Koshaj dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, edhe duke transferuar të burgosur, kundrejt përfitimit të vlerave të konsiderueshme monetare. Ai akuzohet edhe se ka lejuar që Emiljano Shullazi të kurohej në një spital privat, pa njoftuar prokuroren e çështjes.

Shkarkimi i Koshajt është largimi i tretë i një zyrtari të lartë nga funksioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në një hark kohor prej 1 viti. Pas arrestimit të ishzv. drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Iliaz Labi, për akuzën e “korrupsionit” u lirua nga detyra edhe ish-drejtori i Përgjithshëm, Artur Zoto.

Ky i fundit u arrestua po për akuzën e “korrupsionit” në 24 shkurt 2014. Koshaj u emërua në detyrën e drejtuesit të Policisë së Burgjeve në dhjetor të vitit 2015 nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Jam koshient për vështirësitë e këtij misioni, pavarësisht se ju me dashamirësi thatë se ka cilësi që mund ta çojnë punën përpara. Edhe unë besoj se me punë, me mbështetjen e gjithë kolegëve, do të realizojmë të gjitha objektivat që na janë caktuar”, tha Koshaj gjatë prezantimit të tij në detyrë më 17 dhjetor 2015.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.