SPORT

Italianët ngelin në klasë Strakoshën dhe mbrojtjen kuqezi, shpëtojnë Hysaj dhe Hyka

09:50 - 29.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrojtja e Kombëtares dhe portieri Thomas Strakosha cilësohen si më të dobëtit në humbjen 2-1 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në miqësoren e sotme. “Tuttomercatoweb” ngel në klasë “gardianin” kuqezi, të cilin e cilëson si fajtor në golin e parë të pësuar, ndërsa nga reparti i prapavijës shpëton vetëm Elseid Hysaj.




Në radhët e boshnjakëve, ai që u paraqit më dobët sipas “TMW” ishte sulmuesi Kenan Kodro.

Strakosha – “Pëson dy gola, por penalltia lind nga një gafë në dalje që ia dorëzon topin Xhekos. Një episod që minon së tepërmi paraqitjen e tij të përgjithshme”, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Mbrojtja e Shqipërisë – “Me përjashtim të të shkëlqyerit Hysaj, pjesa tjetër e prapavijës nuk i dha trajnerit De Biazi garancitë që kërkonte. Këtu ndikuan edhe mungesat, por çdo sulm i Bosnjës shndërrohej në rrezik për të zotët e shtëpisë”, vijon analiza e faqes sportive ueb-italiane.

Sa u takon atyre që meritojnë vlerësime pozitive, nga radhët e kuqezinjve veçohet Jahmir Hyka. “Lëviz vazhdimisht në krahë, duke u shfaqur i rrezikshëm me depërtimet nga krahu i djathtë. Shumë herë shkëputet në kufijtë e pozicionit jashtë loje dhe, para se të lërë fushën ‘pikturon’ një top të përsosur për Balajn, i cili duhet vetëm ta çojë në rrjetë”, shkruan “TMW”.

Nga Bosnja, vlerësime pozitive kanë marrë kapiteni Edin Xheko, autori i golit të parë, dhe mesfushori Rade Kruniç.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.