Intervista

Nga fëmijëria te familja, rrëfehet Kryemadhi: Bora, si Iliri me flokë të gjatë

11:31 - 29.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar ne emisionin “Vila 24” në “News 24.

E pranishme në këtë takim, Monika ka folur për raportin e saj me  fëmijët, bashkëshortin me nënën e saj. Me fëmijët Monika shprehet se është shumë autoritare.

Monika ka folur për pasionet e saj dhe për pasionet e fëmijëve te saj, ku ka shtuar se jo te gjitha ëndrrat mund të bëhen realitet.

Vajza e madhe nuk do te kthehet ne Shqipëri pasi nuk preferon të jetë pjesë e luftës politike .

“Në gjimnaz dhe universitet kam qenë e padukshme kam qene një njeri normal kjo nuk ndodh sot me fëmijët e mi. Fëmijët e mi kane ëndrrat e tyre disa mund te realizohen disa te tjera do te mbetet te tilla. Djali është midis menaxhimit të turizmit, mirëpo dëshira e tij është të bëhet aktor hollivudi. Ndërsa ëndrra ime ka qene të behëm balerine një dëshire e pamundur për t`u realizuare me konstruktin e trupit që kam.

Bora është si babai i saj, është indiferente. Unë them është Ilir Meta me flokë të gjata, Desari është ëndërrimtar si nëna e vetë. Nuk jam e lidhur më shumë me djalin se me vajzat. Desari është më shumë i lidhur me nënën time’’, është shprehur Kryemadhi

Ajo vijon më tej duke folur për marrëdhëniet me vajzat ku shpreh dhe shqetësimin se ,vajzat i përdorin gardërobën, ku ndjehem keq sepse mund te mi prishin rrobat, por gjithashtu me bëhet qejfi se kam koston e të  rinjve.

Ndërsa për sa i përket marrëdhënies me bashkëshorti e saj Ilirin, Monika shprehet se ne fillim nuk ishte xhentil. Unë me Ilirin jemi njohur ne 1991 jemi dashuruar ne 1994 me pak fjale kemi 23 vite bashke.

Dhe në këto 23-vite unë kam marrë vetëm një here, një buqete me lule dhe kam ndenjur 2 jave pa gjumë.

Nëse do te flasim për gjerat qe me bezdisin te Iliri janë shume dhe me duhet kohe te mendohem, kur lan dhemben bën pis, televizorin nuk e komandon dot, do një telekomandë,  për fëmijët me flet shpesh, mos i lodh shume fëmijët.

-Ka qene goca ne klase te 3 nuk dinte tabelën e shumëzimit

Me iku truri

Vjen Iliri në shtëpi i shoqëruar me Fahri Balliu te cili e kemi mik shtëpie dhe i tha gocës mos u mërzit ja xhaxhi e ka pasur matematikën 5 ja ku është sot. Sigurisht Bora është me nota shume të mira sot.

Monika gjithashtu ka folur dhe për reformën në arsim ku nder te tjera është shprehur Luan Rama, ka thënë  se reformën në arsim studentet dogjën Parisin”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.