SPORT

Mediat italiane për miqësoren: De Biazin e fundosi Seria A e tij

09:40 - 29.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat italiane i kanë kushtuar më shumë rëndësi faktit se në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Bosnjës kanë qenë protagonistë dy futbollistë të cilët i përkasin skuadrave romane, Romës dhe Lacios.




“Festa Xheko, goli numër 50 me Kombëtaren”, shkruan “Corriere Dello Sport” për duelin e kuqezinjve ndaj boshnjakëve.

“Xheko dhe Luliç gol, Bosnja fiton në Shqipëri”, shkruan “La Gazzetta Dello Sport” që thekson se dy lojtarët bënë provat për derbin e Romës me golat e tyre, por ndonëse Shqipëria rihapi ndeshjen me Balajn, nuk arriti të merrte rezultat pozitiv.

Ndërsa portali italian “Vavel” i ka vënë titullin “De Biazi fundoset nga Seria A e tij”, duke kujtuar se golat i shënuan dy lojtarët “italianë” të Bosnjës, ata që aktivizohen në Serinë A.

“Sportmediaset” në përmbledhjen e miqësoreve të sotme shkruan “Bosnja i fut stërkëmbëshin Shqipërisë”, duke theksuar se pas humbjes në Palermo, Shqipëria e De Biazit është dorëzuar edhe në Elbasan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.