POLITIKË

Saimir Tahiri i përgjigjet LSI: Na sulmojnë për disa vota më shumë

17:42 - 29.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish ministri i Punëve të Brendshme ka thumbuar përsëri aleatin në qeverisje, LSI. Gjatë një takimi në Paskuqan, Saimir Tahiri është shprehur se qeverisja nuk vendoset në korridoret e qeverisë së madhe, por është populli që e vendos. Si një reagim ndaj akuzave të LSI-së, Tahiri ka deklaruar me tone të ashpra se e sulmojnë për disa vota më shumë.

“Në 18 qershor do ketë zgjedhje, duhet të shkojmë në zgjedhje të gjithë bashkë. Në fakt në 18 qershor vendosni ju, vendosin qytetarët dhe bëni gabim të mendoni se qeverisja e ardhshme vendoset në korridoret e qeverisë së madhe. Politika e televizorit del herë me sharje, herë me llum, por qeverisja e ardhshme përcaktohet këtu, në çdo familje. Në çdo rrugë të Paskuqanit, Babrrusë, në çdo shtëpi. Qeverinë e ardhshme e keni ju në dorë, dhe jo në korridoret e politikës. Duhet të shash qeverinë që të dalësh në lajme, që të bësh lajm, që të mbledhësh ca vota më shumë.

Sa më shumë sulmojnë aq më shumë duan të na tërheqin në vorbullën e sherrit, t’i thonë se ‘ja ku jemi të gjithë njësoj, dhe ndaj s’ka rëndësi se ku e çojmë votën’. Sa më shumë sulmojmë ata, aq më shumë me qytetarët duhet të flasim, aq më shumë duhet të bëjmë, aq më fortë duhet të luftojmë të gjithë bashkë. Përgjigja jonë është puna, për çdo sulm, për çdo akuzë, për çdo baltë që hedhin ndaj nesh. Ne jemi të vetëdijshëm që do na gjykojnë për punën, jo për llafet.”, tha Tahiri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.