POLITIKË

Bamir Topi: Jo qeveri teknike, ja me kë do të bëjmë koalicion

13:56 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Fryma e re Demokratike deklaron se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit por nuk ka ende një vendimmarrje se me cili koalicion do të rreshtohet. FRD ka mbledhur asamblenë drejtuese për të analizuar situatën parazgjedhore që sipas kreut të saj Bamir Topi vlerësohet si më e rënda në 25 vite demokraci.

“Situata parazgjedhore tepër e rëndë, përgjegjësi direkte e parlamentit. Komisioni i reformës zgjedhore në mënyrë të qëllimshme është braktisur për të krijuar alibi për zgjedhjet që vijnë. Përfshirja e FRD në koalicione do të varet nga mënyra sesi do të sillen aktorët politik. Sot situata më e rëndë se në 25 vite nga sa unë mbaj mend. Asnjëherë dialogu politik ska qenë në këtë gjendje. Një forcë politikë nuk hyn më zgjedhje një tjetër është ambigue të hyjë a të mos hyjë”, u shpreh Topi

Kreu I FRD shprehet kundër zërave që kërkojnë shtyrjen e datës së  zgjedhjeve duke u distancuar edhe nga kërkesa e opozitës për qeveri teknike.

“Nuk kemi qenë për qeveri teknike, këtu ndahemi me opozitën. Ka mungesë totale transparence, ka mungesë predispozicioni për të hyrë në komisionin e reformës zgjedhore. Të ikin militantët partiak nga komisioni që procesi të dalë nga partitë. Procesi ka dështuar nga mënyra si sillen partitë, të atyre qe kërkojnë ta marrin pushtetin në tavolinë. Duhet respektuar data e zgjedhjeve dhe duhet respektuar mbledhja e komisionit për reformën zgjedhore që duhet të mblidhet urgjentisht. Do vendimarrje në parlament kërkon kohë të implementohet për të mos e lënë për minutën e fundit”, tha ai.

Ish presidenti I bën apel faktorit ndërkombëtar që të ndërhyjë me urgjencë për të ndërmjetësuar politikën e trazuar shqiptare ku sipas tij mungon totalisht transparenca ndërsa politika e shtetit është spostuar nga institucionet nëpër kafene.

“Qëndrimet politike të forcave qe sot janë në lojë kanë marrë trajta qesharake. Është shumë e vështirë të deshifrohen kodet sesi sillen partitë politike dhe aktorët kryesor. Forcat politike të papërgjegjshme e kanë lënë situatën në rënie të lirë për zgjedhjet. Presidenti ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë mbi palët por ka qenë palë. Ndaj dhe I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, të hyjnë me shpejtësi për të ndërmjetësuar. Kam humbur çdo shpresë nga aktorët e politikës shqiptare sepse çdo gjë po e bëjnë në kafene e hotele. Nëse shteti rreshket nëpër kafene e çadra nuk ka asnjë lloj shansi të bëhet”, u shpreh Topi në asamblenë drejtuese.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.