BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Elvana Gjata: Një vogëlushe joshëse

16:00 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Sot po ju sjellim, Elvana Gjata: Një vogëlushe joshëse




Elvana Gjata: Një vogëlushe joshëse
Në jetën e përditshme sidomos në pjesën e paradites, paraqitet gjithmonë e thjeshtë, e veshur në përgjithësi me atlete, xhinse dhe me një t-shirt pambuku. Një veshje ku ndihet komode, por edhe e kushtëzuar gjithashtu nga impenjimet e saj që e mbajnë gjithë ditën në lëvizje. Me një look fëminor, pa aksesorë në pjesën e paradites, me flokët në ngjyrë natyrale, gjithmonë të kapur sidomos tani në verë dhe me një make-up ku mjafton dhe thjesht një rimel, Elvana nuk ngjason aspak me atë femrën fatale që kemi parë në skenë. Gjithesi pasditeve ose mbrëmjeve i pëlqen të jetë më e sofistikuar dhe më e trukuar, i shton veshjes së saj dhe aksesorë të ndryshëm ku preferon më shumë varëset dhe kombinime të ndryshme paksa më ekstravagante.
Në skenë Veshja
Preferon të jetë më agresive dhe më dominuese, të ndihet përveçse më forcën e zërit dhe me paraqitjen e jashtme. Seksi, energjike, plot rrezatim, një femër plot joshje dhe hir. Është një adhuruese e pantallonave, i mban të shumëllojshme, të ngushta, shorts, me xhepa, treçerekshe, ku këto të fundit i preferon jashtë mase, ndërsa i pëlqejnë më pak funde dhe minifunde. Rrëfen se do të ishte shumë e vështirë që të vishte një fustan në skenë, ndoshta vetëm për ndonjë baladë ku do të ishte e detyruar që ishte më statike. Ndër markat që preferon zgjedhë janë Miss Sixty, Phard, Energy, Adidas dhe All Stars. Rryma muzikore që ajo parapëlqen dhe që këndon (ajo R&B) është gjithashtu një ndër elementët që ndikon në stilin e saj, një look tërheqës një ndërthurje midis feminilitetit të një femre dhe natyrës së saj sportive.
Truku
Rrëfen duke qeshur, se shpesh grimierët nuk kanë realizuar atë që ajo ka dashur dhe kështu gati gjithmonë është detyruar të “ndërhyjë” në punën e tyre.
Elvana si imazh publicitar
Që prej hapjes së një prej butikëve më të rinj në Tiranë, “Taxi Mapo-s” ajo është bërë imazhi i tij zyrtar. Një gjetje shumë interesante dhe e veçantë për mjedisin shqiptar ka bërë dhe menaxheri i saj Flori Mumajesi, që e ka zgjedhur atë si njeriun e duhur për të përfaqësuar linjat rinore si Guru, Phard, Energy, etj. Një gjetje që e ka entuziazmuar shumë dhe Elvanën, sepse janë dhe markat që ajo preferon dhe për ti gjetur ashtu siç ajo kërkonte ishte e detyruar ti drejtohej gati gjithmonë Kosovës. Një bashkëpunim e stilit “alla Holliwood”, ku përfshihen të gjitha, një kontratë 1-vjeçare me një pagesë mujore për Elvanën dhe për momentin dy faza të fushatës publicitare. E para, përfshinte postera të mëdhej dhe projektorë me imazhin e saj në arredimin e “Taxi Mapos” dhe një furgon të mbuluar me foto që lëvizte nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa faza e dytë vijon me një spot poblicitar që ka mbaruar së realizuari së fundmi dhe pritet të shfaqet shumë shpejt.

Diçka më shumë për Elvanën…
1.-Rryma e preferuar muzikore.
Sigurisht “R&B” dhe ajo klasike me të cilën është rritur.
2.-Komplimenti më i bukur
“Zëri yt më qetëson”.
3.-Gjëja që e bezdis më shumë:
Mania e njerëzve për ta lidhur me personat që bashkëpunon, si psh. Getoari, ose dhe për ta fejuar.
4.Libri i saj i preferuar
“Një dashuri” nga Dino Buxati, që i ka pëlqyer aq shumë sa ka vendour ta vë në skenë duke qenë se studion në vitin e 2-të për regjizurë.
5. Kuzhina e preferuar
Ajo italiane ku zgjedh gjithmonë pastat, djathërat dhe proshutat.
5.Do të dëshironte të hante një darkë…
Me Denzel Washington, aktorin e saj të preferuar.
6. Projekti më ambicioz.
Të realizojë një recital, një mbrëmje të saj mes artistësh dhe vetëm me instrumenta “live”.
7.Shenja e saj dalluese
Një tatuazh në formën e një gjysmë dielli, që për të ka një kuptim të veçantë.
8. Personi më i besueshëm.
Motra e saj Migena dhe pse për momentin ndodhet larg.

Rubrika / Pas look-ut të një VIP-i
Ky shkrim u botua më 9 Qershor 2007


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.