POLITIKË

Bojkoti i LSI në Kavajë, Rama heziton të konfirmojë zëvëndësen e Rroshit

21:15 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin “Opinion” ka deklaruar sot se ende nuk është zgjedhur  kandidati për zgjedhjet vendore në Kavajë. Rama tha se nuk e kemi vendosur se cili do jetë kandidati për Kavajën, por kemi kërkuar kandidatura nga Partia Socialiste e Kavajës dhe do t’a vendosim ditën e dielë. Ai theksoi se kandidati do të zgjidhet nga Partia Socialiste, pasi Kavaja është një bashki që propozimin e ka PS-ja dhe ajo do ta zgjedhë.

Z.Kryeministër pse e vendoset kandidatin e Kavajës, pa u konsultuar me LSI-në?

S’e kemi vendosur kandidatin e Kavajës, kemi kërkuar kandidaturat nga Partia Seocialiste e Kavajës dhe do t’a vendosim ditën e dielë.

Kjo do të thotë se LSI-ja aludon në qëndrimin e saj?

Më bëtë një pyetje dhe dhashë një përgjigje dhe ndërkohë normalisht siç funksionon marrëveshja e koalicionit, duke qenë se Kavaja është një bashki që propozimin e ka Partia Socialiste, ajo do bëjë propozimin.

PERPLASJA LUAN RAMA – SAIMIR TAHIRI

Zgjedhjet në Kavajë kanë “përplasur” edhe njëherë PS-në me LSI-në. Saimir Tahiri dhe Luan Rama kanë replikuar në distancë rreth pjesëmarrjes së LSI-së në këto zgjedhje. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ish-ministri Tahiri ka thënë se mospjesëmarrja e aleatit qeverisës në këto zgjedhje është një farsë. “Prononcimet publike për mospjesëmarrje në zgjedhjet e Kavajës apo për vetë procesin zgjedhor në Kavajë që na qenka, sipas LSI, farsë pa opozitën, janë destruktive dhe nuk ndihmojnë askënd. Aq më pak kthimin e opozitës në normalitetin demokratik. Sipas LSI ne duhet të anullojmë zgjedhjet në Kavajë meqë nuk bëhen në çadër? Duhet të deklarojmë edhe ne, Partia Socialiste, mospjesëmarrjen meqë edhe LSI mendoka si PD? Apo mos duhet të ndjehemi ne fajtorë për “farsën” imagjinare të pjesëmarrjes, ndërkohë që farsa reale është mospjesëmarrja?”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Nga ana tjetër edhe Luan Rama, në një deklaratë për mediat ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet në Kavajë. Ai ka pohuar se zgjedhja e kandidatit ka qenë e njëanshme dhe se nuk janë trajtuar si partnerë. “Zgjedhja e kandidatit në Kavajë ka qenë e njëanshme. Ne nuk jemi trajtuar si partnerë. Që në zgjedhjet e kaluara, ne kemi qenë kundër kandidatit, për problemet që dihen tashmë dhe nga kjo pikëpamje është çështje e PS dhe nuk merremi fare. Nuk jemi regjistruar”. Rama konfirmon faktin se janë në koalicion. “Po, jemi në koalicion. Jemi serioz, korrekt, të përgjegjshëm si partner. Partnerë do të thotë që të pyesësh, të të pyesin, të dëgjosh të të dëgjojnë”. Insistimit të gazetarëve për zgjedhjet në Kavajë, Luan Rama, u shpreh: “E përsëris edhe njëherë që nuk kemi interes se kush kandidon në Kavajë. Ne nuk marrim pjesë”, ka deklaruar Rama.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.