POLITIKË

Bujar Nishani i jep medalje Paulin Stërkajt, deputeti “Mjeshtër i Madh” i mundjes

23:00 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh”, deputetin e Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, për kontributin e tij në sportin e mundjes. Deputeti i Shkodrës ka qenë mundës i Partizanit.

Dekorata i është dhënë pikërisht më datë 24 mars, me motivacionin “Për veprimtarinë ndër vite si sportist dhe trajner i nivelit të lartë në sportin e mundjes me një kontribut të madh në rritjen e cilësisë sportive në vendin tonë; si kampion e fitues i medaljeve në veprimtarinë kombëtare e ndërkombëtare me klubin “Vllaznia” dhe ekipin përfaqësues kombëtar”, thuhet në titullin e dhënë nga Bujar Nishani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.